Active 2
02LAJME

Imeri pas përjashtimit nga LDK paralajmëron shkarkimin e Safet Kamberit dhe Flutura Kamberajt

Asambleistja më e votuar në LDK, Xhyljeta Imeri ka reaguar pas shkarkimit nga dega e LDK-së në Mitrovicë sot, shkruan Mitropol.

Ajo ka thënë se të shkarkohesh nga profiterët, është më dinjitetshëm se të punosh për ta.

Premium Store

Imeri ka bërë të ditur se arsyeja reale e shkarkimit të saj është për shkak se ua ka prishur matematikat e brendshme për pozita Safet Kamberit e Flutura Kamberajt, për të cilët thotë se do shkarkohen pas zgjedhjes së kryesisë të re të LDK-së.

“Dua të falenderoj udhëheqjen qendrore të LDK-së që me dy fjalë e permbyllën situatën në Mitrovicë, “mos ta nin Xhyljetë se ato ikin tash gjatë reformës”.”, shkroi mes tjerash Imeri, duke nënkuptuar shkarkimin e Safet Kamberit nga pozita e kryetarit të LDK-së në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Sot kryesia e degës së LDK-së në Mitrovicë mori vendimin që të më shkarkojë nga kryesia e degës së LDK-së në Mitrovicë. Ky vendim u mor me arsyetimin se “unë, si asambleiste e LDK-së në kuvendin Komunal të Mitrovicës, nuk e paskam dëgjuar një tjetër anëtar të kryesisë për të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit Komunal dhe së dyti të mos përfaqesoj LDK-në në komitetet komunale por t’ia lë vendin asaj”.
Ky ishte arsyetimi i tyre pasi në vendim nuk munden ta shkruajnë se ua kam prishur matematikat shokut e shoqes për të marrë pozitat në emër të partisë.

Sidoqë të ishte shkruar apo të shkruhet është thjeshtë një vendim banal dhe i papërfilshëm për mua, pasi si i tillë ka afat të shkurtër skadence, apo deri në zgjedhjen e kryesisë së re të LDK-së në Mitrovicë, që pritet të bëhet shumë shpejt.

Unë Xhyljeta Imeri, jam dhe do të jem përfaqësuese e qytetarëve të Mitrovicës të cilët i besuan vizionit të LDK-së për përfaqësim të interesave të tyre në Kuvendin Komunal, dhe assesi përfaqësimit të interesave individuale të atyre që dëshirojnë të punësohen në emër të partisë.

Dua të falenderoj udhëheqjen qendrore të LDK-së që me dy fjalë e permbyllën situatën në Mitrovicë, “mos ta nin Xhyljetë se ato ikin tash gjatë reformës”.

Si asambleistja më e votuara nga kandidatët e LDK-së në Mitrovicë, me fushatën e lidhur ngusht me interesat e qytetarëve dhe të partisë sonë në përkrahje të fuqishme të kandidatit tonë per kryetar, do të vazhdoj të kerkoj reformë të mirëfillt në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, duke i larguar përfundimisht personat të cilët LDK- në e shohin si vend pune dhe hapesirë për të keqpërdorur pozitat e marra në emër të Partisë.

Të gjithë këtu në Mitrovicë e kanë të kuptueshme se tashmë LDK frymon ndryshe, pa korrupsion, pa shantazhe, pa dallavere, pa nerskamcë, pa jarania, por me meritokraci.

Të dashur votues të LDK-së, pavarësisht matematikave të prishura për disa individë, unë do të vazhdoj që për 4 vitet e ardhshme t’ju perfaqësoj ashtu siç jam zotuar, gjatë fushatës, me dinjitet – për të mirën tuaj.

Me respekt

Xhyljeta Imeri
Lidhja Demokratike e Kosovës, Mitrovicë

Active 1