Dukato 2
KOSOVËLAJME

Ministri Peci jep detaje mbi subvencionimin e bujqve

Pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur gjatë ditës së sotme, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti konferencë për media përmes së cilës kumtoi aprovimin edhe të tri vendimeve mjaft të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, siç është aprovimi i Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028 dhe Strategjisë për Pylltari 2022-2030, si dhe Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Tokën Bujqësore i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje. Këto dokumente, siç edhe deklaroi Ministri Peci para të pranishmëve, janë dokumente të një rëndësie të vecantë për arritjen e objektivave që ka kjo Qeveri.

“Në aspektin legjislativ për vetëm 9 muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9 vitet e kaluara, ndërsa e gjithë kjo vërteton edhe njëherë përkushtimin tonë për qeverisje të mirë dhe ligjore”, tha ministri Peci.

Active 1

Ajo që vlenë të theksohet me këtë rast është se me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot u ndanë edhe 2.5 milionë Euro shtesë për fermerët përfitues në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021.

Koha