Dukato 2
02LAJME

Nëna i shkon në vizitë drejtorit të ri të Urbanizmit në Mitrovicë: Të kam dritën e syve e bukura ime

Mysafiri i parë i drejtorit të ri të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnavës, ishte nëna e tij, shkruan Mitropol.

Në vizitën e saj, nëna, i kishte shkuar të birit me një buqetë lule. E për vizitën dhe kujdesin që ka ndaj të birit, ajo mori një falënderim publik nga ky i fundi.

Premium Store

Tërnava e quajti nënën dritë të syve të tij, flori, pasuri, e shumë epitete të tjera plot dashuri.

“Faleminderit zotit që na dhuroi një nënë si ty, gojë ëmbël e duarartë”, shkroi mes tjerash drejtori Tërnava.

Postimi i plotë:

E mira Nëna ime faliminderit për sakrificat për lodhjen dhe mundimet e tua…për të më dhënë shkollim,edukim…dhe të krijojë personin që jam sot…
Faleminderit që më dhuron dashuri, jetë e më këshillon sic vetëm ti di…
Të kam dritën e syve e bukura ime të kam gdhendur në kraharor je mami im,je floriri im,pasuria ime…
Faleminderit zotit që na dhuroi një nënë si ty…goj ëmbël…e dorë artë🥰

Premium Store