Aurora Group
02LAJME

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza bëri homazhe tek lapidari i heroit Xhevat Jusufi në Smrekonicë

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale sot kanë bërë homazhe tek lapidari i heroit ish-komandant i UÇK-së për logjistikë i Zonës Operative të Shalës, Xhevat Jusufi, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij në fshatin Smrekonicë të Komunës së Vushtrrisë.

Për të nderuar jetën dhe veprën e heroit Xhevat Jusufi, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi, ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avi Kastrati, gjeneral, Rrahman Rama, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij.

Dukato 1

Kryetari Hamza, e vlerësoi lartë kontributin dhe vepren e heroit Xhevat Jusufi, në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.

Weelnes