Aurora Group
02LAJMESHNETA

156 vdekje në total ka shkaktuar virusi covid-19 në Mitrovicë

Po bëhen afro dy vite kur virusi covid-19 filloi të përhapet në Republikën e Kosovës, shkruan Mitropol.

Në atë kohë, qeveria e Kosovës që udhëhiqej nga Albin Kurti, pati vendosur për mbyllje totale të qytetarëve në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Medi

Që nga ajo kohë, pothuajse çdo ditë kishte qytetarë nga Kosova që rezultonin pozitiv me virusin Covid-19, ndërsa përveç kësaj virusi merrte edhe jetë të qytetarëve duke shkaktuar vdekje të shumta.

Vetëm në qytetin e Mitrovicës që nga koha kur ka nisur pandemia në Kosovë, janë shënuar 156 raste të vdekjes.

Përveç 156 rasteve të vdekjes, që nga periudha kur ka nisur virusi, 8007 qytetarë mitrovicas kanë rezultuar pozitiv me virusin covid-19.

Theksojmë se gjatë 24 orëve të fundit 2 qytetarë mitrovicas kanë rezultuar pozitiv me virusin covid-19. /Mitropol/

Pellini