Medi
02LAJME

Ferit Idrizi i fton mërgimtarët e Vushtrrisë në takim, i gatshëm t’i dëgjoj kërkesat dhe idetë e tyre

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, përmes një postimi në Facebook, i ka ftuar në takim mërgimtarët vushtrrias, që jetojnë dhe punojnë në diasporë, shkruan Mitropol.

Idrizi, këtë takim do ta zhvilloj nesër pra me datë 05.01.2022, ku gjatë tërë ditës do t’i pret bashkëatdhetarët për të diskutuar me ta.

Aurora Group

Në kuadër të këtij takimi, Idrizi, ka theksuar se do të bisedohen temat që janë në interes për qytetarët dhe komunën e Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

TAKIM ME MËRGIMTARË

Ditën e nesërme, e mërkurë me 05.01.2022 kam vendosur t’ia kushtoj mërgimtarëve tanë.
Gjatë ditës do t’i pres në zyrën time në Komunën e Vushtrrisë.
Do bisedojmë për të gjitha temat të cilat janë me interes për mërgimtarët dhe Komunën.

Ju pres me dëshirën më të madhe!

Mirëpres secilën ide dhe inicitavë nga ju, mërgimtarë!

Premium Store