
Sabri Çabra është një tifoz i madh i klubeve mitrovicase, e veçanërisht i KB “Trepçës”.
Ai njihet edhe për shoqërinë e mirë që ka krijuar me trejnerin turk të KB “Trepça”.
Mirëpo, është një premtim që trejneri i ka dhënë Sabriut, për një dhuratë që tash për tash duhet të mbetet sekret.
Mbetet të shihet nëse KB Trepça do të bëhet kampion dhe a do ta mbajë premtimin trajneri turk Gençoglu./Mitrosport/








