Medi
EKONOMIKOSOVËLAJME

A do të lejohet tërheqja e Trustit? – Armend Muja është kundër kësaj nisme

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës. Projektligji është dorëzuar në Kuvend më datë 9 mars.
Por, që nga ajo kohë ende nuk ka një qëndrim nga Qeveria e Kosovës e as nga grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo nismë duhet të kaloj në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryetar i së cilit është deputeti nga Vetëvendosje, Armend Muja.
Ditë më parë Muja është shprehur kundër kësaj nisme duke thënën se kjo nismë nuk do të përkrahet nga Vetëvendosje.
“Qëndrimi i VV-së edhe në të kaluarën edhe tash është i njëjtë që kjo praktikë nuk duhet të lejohet. Çdo mungesë e likuiditeti është trajtuar nga qeveria Kurti përmes shtimit të plus 200 milionë eurove transfereve sociale dhe subvencioneve. Nëse ka nevojë ajo do të adresohet në të ardhmen edhe përmes shtesave të tjera, por jo duke ngritur pritje për tërheqjen nga Trustit Pensional”, kishte deklaruar Muja në muajin shkurt.
Koha