
Ditën e shtunë të kësaj jave duke filluar nga ora 20:00, ‘Grupi 403’ do të mbaj koncert në qytetin e Mitrovicës.
Grupi i hiteve si: Fillimi, Boemi, Indexi, Ëndrra etj., do të argëtoj qytetarët e Mitrovicës me koncertin i cili do mbahet në muzeun e qytetit, shkruan ‘Mitropol’.
Hyrja në këtë koncert do të jetë falas, ndërkaq aktiviteti është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport./Mitropol/








