Medi
LAJME

A kanë pasoja kritikat e ambasadave për politizim të operacionit të FSK-së në Ujman?

 

Në veri të vendit, një ditë më parë shkoi edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila arriti të gjejë trupin e pajetë të mërgimtarit që ishte zhdukur në liqenin e Ujmanit, pasi kishte kërcyer nga ura, shkruan Mitropol.

Pellini

Mirëpo, ky veprim i FSK-së ngjalli reagime të shumta në Prishtinë, e sidomos nga anëtarë të partisë më të madhe në vend, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se FSK shkoi për herë të parë si ushtri në veri, derisa këtë e konsideruan si sukses të tyre.

Por, kjo u pengoi disa diplomatëve të shteteve mike të Kosovës, të cilët reaguan përmes ambasadave të tyre.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha të martën se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

Më e butë, por pa kritikuar nuk mbeti as ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Kurse, ambasada e Britanisë dhe ajo e Italisë, nuk kanë folur në lidhje me këtë çështje, por reagimet e tyre i kanë pasur në formë lavdërimi për bashkëpunimin mes FSK-së dhe KFOR-it.

Weelnes