
Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë mandatit të tij nuk do të lejojë askënd t’i ndërhyjë në punë.
Ai tha se as në të kaluarën nuk ka pasur ndërhyrje në qeverisjen lokale në Mitrovicë, duke iu refuar ish-kryetarit nga PDK në Mitrovicë, Avni Kastratit.
“As në të kaluarën nuk ka ndikuar, mund ta pyesni edhe z. Kastrati. Ndikimin s’ka pasur kurrë, në fushatë është trend fushata negative. Unë i kam ikë dhe s’jam pajtuar me të”, deklaroi Hamza në emisionin “Kallxo Përnime”.
“Më kanë thënë edhe qytetarët, unë kam thënë edhe publikisht, respekt për secilin por me më ndërhy nuk e lejoj. Kam përvojë, respekt po, po me më ndërhyrë në punë bash hiç”, tha ai.
Gjatë intervistës, Hamza premtoi se do të mbikëqyren edhe drejtorët e drejtorive.








