Medi
02LAJME

A po e detyron Hamza, Bahtirin të ikë nga Kosova? Prezanton dokumentin që thotë se pagoi 6 milionë € borxhe

Më 7 dhjetor të këtij viti ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një studio televizive deklaroi se nëse Bedri Hamza i ka paguar 6 milionë borxhe, ai do ia fali gjithë pasurinë dhe nuk do vije më kurrë në Kosovë, shkruan “Mitropol”.

Për punën e Bedri Hamzës, ai ka kritikuar ashpër e kryetarit aktual, duke thënë se nuk ka nënshkruar asnjë tender për ndonjë punë.

Dukato 1

Por, sot kryetari aktual Bedri Hamza duket se e detyroi Bahtirin që t’i qëndroj fjalës dhe të largohet nga Kosova e t’ia lë tërë pasurinë Hamzës, pasi në mbledhjen e Kuvendit Komunal ai ua prezantoi asambleistëve dokumentin ku thotë se kreu pagesën e 6 milionë eurove borxhe.

Një pjesë nga këto dokumente i ndau asambleisti Hamdi Hasani.

“Kryetari Bedri Hamza prezanton me emër dhe mbiemër, me numër dhe me datë, borxhet e paguara të Komunes, trashegimi e pushtetit të kaluar, e kalon 6 milionshin.
Agim Bahtiri e humb kushtin(shtëpin).”, shkroi ai./Mitropol/

Premium Store