Premium Store
02LAJME

A po e ruajnë inspektorët e AUV-it “VIVA FRESH-in” në Mitrovicë? – Asnjë dënim për praninë e miut brenda objektit, jepin vetëm rekomandim

Marketi “Viva Fresh Store” është i njohur për disa skandale me kafshë e brejtës që futen brenda hapësirave të tyre gjithandej nëpër pikat në Kosovë.

Më 2 dhjetor, “Mitropol” raportoi se brenda marketit një qytetar mitrovicas kishte filmuar një mi i cili ‘po hidhte valle’ në afërsi të frigoriferëve, video kjo të cilën e kishte dërguar në redaksi “Mitropol”.

Siç edhe dëgjohej në video, qytetari tregonte se video ishte bërë në Viva Fresh dhe tregonte se kanë blerë produkte aty, por as s’ishin për t’i kthyer, e as për t’i blerë, pasi panë miun aty.

Dukato 1

“Ata që keni marrë harç krejt me i kthy”, dëgjohej në video qytetari.

Në lidhje me rastin “Mitropol” kishte kontaktuar menjëherë atë ditë, pra të premten me Inspektoratin Komunal dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës përmes e-mailit zyrtar, email ky në të cilin i kishte futur të gjithë zyrtarët përgjegjës nga AVUK-u.

E-mail-it fillimisht iu përgjigj kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, i cili kërkoi nga “Mitropol” që e-mailin ta bartte tek Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it. por, Thaçi gjeti kohë që të kthente përgjigje tek më 6 dhjetor, të martën, duke thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Zyra Regjionale Mitrovicë, ka iniciuar inspektim në qendrën tregtare  Viva Fresh pas pranimit të informatës dhe publikimit të lajmit nga “Mitropol”.

Sipas raportit të ekipit inspektues nuk janë hasur ne shenja te prezencës se brejtësve dhe inspektorati ka rekomanduar të përsëritet dezinfektimi, dezinsektimi, dhe deratizimi, ani pse “Mitropol” kishte dokumentuar rastin edhe me video, siç shihet edhe më poshtë.

Lidhur me rastin e raportuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Zyra Regjionale Mitrovicë, ka iniciuar inspektim në qendrën tregtare  Viva Fresh. Sipas raportit të ekipit inspektues nuk janë hasur ne shenja te prezencës se brejtësve. Inspektorati ka rekomanduar të përsëritet DDD.”, ka thënë Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it për “Mitropol”.

“Mitropol” mes tjerash ka pyetur se çfarë dënimesh shqiptohen në raste të tilla për bizneset, por nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët.

Ky rekomandim i AUV-it ndaj “Viva Fresh Store” tregon se inspektorati ka shkuar për inspektim me vonesë të theksuar dhe ngritë dyshimet se AUV-i mund të jetë duke e amnistuar marketin në fjalë për praninë e brejtësve në hapësirat ku mbahen edhe produkte ushqimore.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që “Mitropol” ka raportuar për minjtë që incizohen në hapësirat e Viva Fresh./Mitropol/

Dukato 1