
Kryetari i ri i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nuk i ka ftuar ende për diskutime e as takim asnjë nga katër partnerët e koalicioneve parazgjedhore që i lidhi në fazën e balotazhit në zgjedhjet komunale në këtë komunë, shkruan Mitropol.
Burime të mirëinformuara të Mitropol kanë bërë të ditur se mosftesa nga ana e Idrizit deri më tani, ka ngjallur dyshime tek partnerët se mund të ketë ndonjë plan për anashkalimin e tyre në qeverisje, duke i ikur marrëveshjeve të cilat Idrizi vet i kishte nënshkruar.
Kujtojmë se në balotazh Ferit Idrizin e mbështetën Partia e Drejtësisë, Nisma, AAK si dhe Partia Demokratike Turke.
Nuk dihet ende se cilat drejtori ka në plan Idrizi t’i ndajë për partnerët e koalicionit në Vushtrri./Mitropol/







