Medi
02LAJME

A po terrorizohen tash banorët e veriut edhe me rrymë? – Rryma sa vjen e ndalet

Situata e krijuar në veri të Mitrovicës e cila ka prodhuar probleme të mëdha në nivel shtetëror më së shumti ka shkaktuar pasoja tek qytetarët e asaj zone, shkruan “Mitropol”.

Duket se nuk ka mjaftuar paniku i shkaktuar tash e tre javë nga shpërthime të ndryshme me shock-bomba e sulme ndaj qytetarëve, sa tash kanë filluar të përballen edhe me reduktime të rrymës.

Pellini

Banorë të veriut janë ankuar në adresë të “Mitropol” për mungesë të energjisë elektrike që nga mbrëmë,  duke i shprehur dyshimet e tyre se krejt kjo po bëhet qëllimshëm, me tendencë të terrorizimit të tyre.

Ankesa për mungesë të rrymës ka pasur edhe nga banorë të Lagjes së Boshnjakëve dhe lagjes “Tre Rrokaqiejtë”. /Mitropol/

Koha