Dukato 2
KOSOVËLAJME

Abdixhiku: Në dialog u bënë lëshime të mëdha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë për të folur mbi zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se në procesin e dialogut janë bërë disa lëshime, të cilat sipas tij, po shndërrohen në kushte të pashmangshme.

Active 1

“Sot, mbajtëm mbledhjen e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, tha tutje ai.

Active