Aurora Group
02LAJME

Agim Bahtiri kërkon nga asambleistët e VV-së të qëndrojnë të bashkuar: Çdo përqarje është në kundërshtim të premtimeve që i dhamë

Ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për asambleistët e VV-së që të qëndrojnë të bashkuar, shkruan Mitropol.

Ai ka shkruar se çdo përjashtim, përçarje dhe çdo largim është në kundërshtim me premtimet që ua kanë dhënë votuesve dhe qytetarëve.

Medi

Bahtiri, vlerësoi lartë angazhimin në opozitë, ai theksoi se veprimet e asambleistëve sot si opozitarë, do ta determinojnë rolin e tyre pas 4 viteve. Ai shtoi se janë veprimet e tyre që do ta vendosin se a do të jenë opozitë apo pozitë pas 4 viteve.

Postimi i Agim Bahtirit:

Të dashur asamblisitë të Vetëvendosjes,

Më lejoni që edhe publikisht të ju uroj secilit prej juve detyrën e marrë, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit.

Më pastaj dua të ju kërkoj në emrin e mijëra votuesve, që të gjithë të jeni të bashkuar, të lidhur fort me njeri-tjetrin për të bërë opozitë të pakompromis në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.

Çdo përjashtim, çdo largim apo çdo përçarje është në kundërshtim me votën që e kërkuam dhe me premtimet që i dhamë.

4 vite shkojnë shpejtë në opozitë, 4 vitet e tjera opozitën apo pozitën do ja siguroni ju subjektit në të cilin jemi, subjektit nën flamurin e të cilit qëndrojmë.

AB

Premium Store