Medi
02LAJME

Agjencia kundër Korrupsionit ‘e qet’ në pension drejtorin e Inspeksionit, Valon Brahimin

Pozitën e punës e ka në Komunë. Mirëpo kjo nuk i pengon Agjensionit kundër Korrupsionit që drejtorin e Inspeksionit, Valon Brahimin ta llogaris për pensionist, shkruan Mitropol.

Të paktën kështu po figuron në dokumentin zyrtar të publikuar nga ky agjension në faqen e tyre.

London

Madje, për të mos mbetur me kaq, shumën e pensionit prej 1,212.00 eurosh Brahimi figuron se e merr nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Por, me gjasë ky duhet të jetë një gabim teknik i cili është lehtë i përmirësueshëm.

Ndryshe, në pasurinë e tij të paluajtshme, Brahimi ka deklaruar se ka 403 mijë euro pasuri të paluajtshme, siç mund të shihet edhe në dokumentin në vijim.

Tek pasuria e luajtshme e tij, drejtori i Inspeksionit ka deklaruar se ka një veturë dhe një inventar hotelerie të trashëguar nga prindi në vlerë prej 5,400 eurosh së bashku.

Dukato 1