AGK – ja dënon gjuhën ndaj gazetares të Klan Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka sot gjatë vizitës në QKUK, shkruan Mitropol.
Sipas AGK-së, sulme të këtilla kanë kontribuar në masë të madhe që Kosova të bie drastikisht në indeksin e lirisë së medieve.
” Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve dhe gazetarëve, dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre, dhe për të fshehur mungesën e transparencës së qeverisë që ai ka udhëhequr në këto vitet e fundit” thuhet tutje në reagim.







