Agolli reagon pas përjashtimit nga LDK: Monarkët brenda LDK-së të lëshojnë rrugë ose do mbesin pa rrugë

Dr. Armend Agolli që zgjedhjet e fundit ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës ka reaguar pas përjashtimit nga kryesia e LDK-së sot, shkruan Mitropol.
Agolli ka thënë se trefishimi i LDK-së me të si kandidat u kuptua si një sinjal i qartë se dega në Mitrovicë po shkëputej nga mendësia që e kishte sjellur degën buzë shuarjes, mirëpo zhvillimet e fundit treguan se gjithçka ishte njejtë dhe se brenda degës kishte të tillë që mendojnë vetëm për veten dhe interesat personale.
Duke iu drejtuar terthorazi kryetarit aktual, Safet Kamberit që i përjashtoi nga partia Agollin dhe Xhyljeta Imerin, Agolli tha se po i tregon shkurt e shqip se LDK nuk është parti private e as monarki.
Reagimi i plotë:
Ne zgjedhjet e fundit LDK pothuajse u trefishua ne Mitrovice. Ky gjithsesi se eshte lajm i mire per te gjithe ata qe me zemer e duan kete parti. Kjo rritje, te pakten nga une dhe nga ata qe LDK’ne e duan sa unë apo me shume une, u kuptua si nje sinjal i qarte se dega ne Mitrovice definitivisht po shkeputet nga mendesia e cila kete dege e kishte sjelle buze shuarjes.
Mirepo zhvillimet e fundit ne dege e deshmuan se e kishim gabim, dhe se ketu ka ende te atille qe mendojne vetem per veten dhe per interesat personale.
Te tilleve po u them edhe njehere, shkurt-e-shqip: LDK as nuk ka qene, as nuk eshte, dhe as nuk do te jete kurre as monarki, dhe as parti private. LDK ka qene, eshte dhe do te mbetet parti e vlerave, parti institucionale, parti e parimeve dhe si e tille, nje parti qe njerezit i bashkon brenda vetes duke i respektuar interesat e tyre te perbashket shoqeror.
Te gjithe ata qe LDK’ne nuk e shohin dhe nuk e perjetojne si te tille, eshte koha e fundit te leshojne rruge. Ose, do te mbesin pa rruge.
As “monarket” brenda Deges se LDK’se ne Mitrovice sigurisht se nuk perbejne perjashtim ne kete drejtim. … Doki ✌️❤️








