
Ish nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit ish anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, vushtrriasja, Aida Dërguti, duket se nuk është e kënaqur fort me punën e dikur bashkëpartiakut të saj, Arben Vitia, shkruan Mitropol.
Dërgutit siç duket nuk po i pëlqen mënyra se si Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po e menaxhon situatën me pandeminë Covid-19, andaj Dërguti përmes një postimi në facebook i kërkoi dorëheqjen Vitisë.
Dërguti dorëheqjen Vitisë ia kërkoi në një mënyrë “kreative”, ajo e postoi një status në facebook ku shkroi:
“Beni ECën vet!”

Dërguti duke rritur shkronjat E dhe C në njëfar mënyrë i kërkoi Vitisë të largohet nga pozita e të parit të shëndetësisë kosovare./Mitropol/








