Ajshe Uka: Asambleistët që qëndruan në asamble dhe votuan, nuk përfaqësojnë asnjë kauzë të VV-së

Njëra nga aktivistet më të vjetra të VV-së në Mitrovicë, Ajshe Uka, ka kritikuar bashkëpartiakët e saj që morën pjesë sot në seancën e Kuvendit Komunal, shkruan Mitropol.
Ajo theksoi se ata asambleistë që morën pjesë në mbledhje sot nuk përfaqësojnë asnjë kauzë të VV-së.
Uka, shtoi se vullneti i qytetarëve që votuan VV-në do të përfaqësohet nga shumë pak asambleistë të vërtet.
Postimi i plotë:
Asambleistët që po qëndrojnë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga Lëvizja mendoj që nuk përfaqësojnë asnjë parim e kauz të VETËVENDOSJES!
Fatkeqësi që pak asambleistë të LVV, kanë me përfaqesu vullnetin e votuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë.







