Aurora Group
KOSOVËLAJME

AKR e VV bëhen bashkë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka lidhur koalicion parazgjedhor me AKR-në në komunën e Dardanës(Kamenicës) për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Marrëveshja është arritur mes dy degëve të partive në këtë komunë.
Ata janë bashkuar kundër kryetarit aktual të kësaj komune është Qëndron Kastrati i PSD-së, i cili në këto zgjedhje do të garojë me një Listë të veten dhe jo si PSD, parti kjo e cila ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e kësaj vjeshte.

Marrëveshja e nënshkruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nënkupton përkrahjen e kandidatit për kryetar komune i propozuar nga VV, Kadri Rahimaj dhe garimin me lista të ndara për Kuvendin Komunal.

Market Florenti

Koha