Premium Store
02LAJME

Aksident i rëndë me 4 të lënduar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

FOTO ILUSTRIM

4 persona kanë përfunduar të lënduar dhe të shtrirë në spital si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Dy vetura janë ndeshur mes vete në segmentin në Vushtrri rreth orës 17:20, njofton “Mitropol”.

Tripika

Lajmin për “Mitropol” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

Zahitit tregoi se katër të lënduarit po trajtohen në spital.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër-(4) persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor.”, tha Zahiti për “Mitropol”.

Dukato 1