Aurora Group
LAJME

Aksident i rëndë në Drenas – lëndohen disa persona dhe bllokohet rruga


Një aksident tjetër i rëndë në mes të disa automjeteve sapo ka ndodhur në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona, shkruan Mitropol.

Në vend të ngjarjes janë parë edhe policia, derisa rruga është bllokuar përkohësisht për shkak të aksidentit, duke shkaktuar kështu kolona të gjata.

Ndërkaq, nga policia ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast, mirëpo Mitropol do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për rastin.

Koha