Medi
LAJME

Aksident i rëndë në Greqi – Tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës, dy të plagosur rëndë


Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në pikën e pagesës Iasmos, në Greqi, shkruan Mitropol.

Sipas mediave greke, një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura dhe mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes, duke çuar kështu në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Thuhet se kamioni u përplas kokë më kokë me automjetin përpara tij, i cili më pas u përfshi nga flakët.

Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Ndërkaq, automjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç.

Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinisë me lëndime të lehta. Raportohet se edhe shoferi me shtetësi bullgare i kamionit është plagosur rëndë.

Weelnes