Aksident i rëndë trafiku tek Interex në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet për një të lënduar rëndë

Foto ilustrim
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën pranë marketit “Interex” në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Aksidentin dyshohet se e shkaktoi një ngasës i cili dyshohet se ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, duke goditur një këmbësor në lëvizje.
”Mitropol” mëson se këmbësori është lënduar rëndë.
”Mitropol” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe Spitalin e Mitrovicës dhe pret për konfirmimin e aksidentit.








