Aurora Group
LAJME

Aksident me fatalitet në Çagllavicë, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, teksa viktima është një burrë 35-vjeçar.

Premium Store

Sipas Ahmetit, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës : A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, tha ajo për Sinjalin.

 

 

Koha