Medi
02LAJME

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, një person është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të spitalit të Vushtrrisë.

Medi

Deri te aksidenti ku u përfshinë dy vetura, dyshohet se ka ardhur për shkak se njëri nga shoferët ka hyrë në tejkalim pa u siguruar, duke goditur kështu me pjesën e prapmë veturën tjetër.

Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e të lënduarit është stabile dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pellini