Premium Store
02LAJME

Aksident mes një veture dhe një kamioni në hyrje të Vushtrrisë, ka dëme të mëdha materiale

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në hyrje të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Dëshmitarët raportojnë se një veturë që ishte në lëvizje, ka goditur në një kamion, i cili bartte kubëza betoni.

Medi

Sipas dëshmitarëve nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës të cilët kanë konstatuar rrethanat e ngjarjes.

Vetura ka pësuar dëme të theksuara materiale dhe është bërë shkak për krijimin e kolonave të gjata në magjistrale./Mitropol/

Premium Store