Aksident në Broboniq, vetura del nga rruga dhe bie në kanal për shkak të rrugës së rrëshqitshme

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën që dërgon për tek fshati Broboniq, shkruan Mitropol.
Bjë veturë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anash rrugës për shkak të rrugëve të rrëshqitshme pas rreshjeve të borës.
Kjo rrugë sot do shfrytëzohet edhe nga një numër i madh i qytetarëve nga Mitrovica që do vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nderë të Epopesë së UÇK-së.
Shoferët duhet të kenë kujdes të shtuar, pasi për shkak të rreshjeve të borës, rruga që dërgon për Skenderaj në disa pjesë mund të jetë e rrezikshme për vozitësit./Mitropol/








