
Një aksident ka ndodhur para pak minutash te Rrethi në dalje të qytetit të Vushtrrisë, drejtimi për Prishtinë.
Pamjet e para shfaqin një veturë të aksidentuar dhe një kamion që duken në vendngjarje.
Aty pranë shihet edhe vetura e policisë që ka ardhur pas këtij aksidenti.
Nuk raportohet për të lënduar.









