
Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes e së premtës në Vushtrri, te udhëkryqi afër Ciao Bertos, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ku shihen dëme materiale por që ende nuk dihet se a ka të lënduar në aksident.
Në vendngjarje kanë arritur edhe njësitet policore, që po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Në këtë udhëkryq nuk janë të rralla asnjëherë aksidentet, ku njihet si një ndër vendet në komunën e Vushtrrisë që ndodhin më së shumti aksidente, e për këtë fajësohet mungesa e semaforëve në atë udhëkryq.








