
Një veturë ka përfunduar skaj rrugës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në segmentin në Mazgit të Obiliqit’, njofton “Mitropol”.

Siç mund të vërehet në videon që ka siguruar “Mitropol”, ngasësi duket se ka humbur drejtimin dhe është tronditur nga aksidenti, me ç’rast në ndihmë i kanë dalur ushtarët e FSK-së që ndodheshin me makinë pas tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.
Duke klikuar KËTU mund ta shihni edhe VIDEON E AKSIDENTIT.








