
Një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura ka ndodhur në orët e mëngjesit në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Nga aksidenti dyshohet se lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë bartur në spital me autoambulancë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht tek Rruga e UÇK-së, rruga që dërgon për tek Gjimnazi “Frang Bardhi”./Mitropol/








