Aurora Group
02LAJME

Aksident trafiku në Mitrovicë, ngasësi i veturës dhe motocikletës dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, njofton Mitropol.

Në aksidentin ku janë përfshirë një veturë e një motocikletë janë lënduar ngasësit e të dy mjeteve motorike.

Active

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete ku përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, meshkuj kosovarë.”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Mitropol/

 

Active 1