Aksidenti tragjik në Dollc, reagon kompania turistike: Shoferi dhe pasagjerët jashtë rrezikut

Para pak çastesh, Mitropol kishte raportuar për një aksident tragjik që kishte ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Rreth këtij rasti ka reaguar edhe kompania turistike “Pranvera Tours”, prej të cilës ishte përfshirë një autobus në këtë aksident.
Nga kompania thonë se shoferi dhe pasagjerët janë jashtë rrezikut për jetë, derisa viktima është shoferi i veturës tjetër.
Tutje, kompania ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës./Mitropol/






