Aurora Group
LAJME

Aksion i bastisjeve në disa pavijone të Dubravës – të angazhuar 80 oficerë dhe Njësia K9

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar një bastisje në disa pavijone të institucionit, ku janë angazhuar 80 oficerë si dhe Njësia K9 e SHKK’së, shkruan Mitropol.

Në njoftim thuhet se qëllimi kryesor i bastisjes ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit.

Dukato 1

Gjatë kryerjes së kësaj bastisjeje nuk është gjetur ndonjë material apo substancë e jashtëligjshme.

” Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të gjithë të burgosurit për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive gjatë zhvillimit të bastisjes. Kjo sjellje dëshmon pjekuri dhe vetëdije të lartë për rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë në institucion”, thuhet tutje në njoftim.

Premium Store