Pellini
KOSOVËLAJME

Aksion i madh i Policisë, kap 11 persona – iu gjetën mbi 100 kg drogë e armë

 

Policia e Kosovës ka goditur një rrjet kriminal pas hetimeve mbi shpërthimin në një veturë në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 30 prill. Automjeti ishte në pronësi të drejtorit të QKUK-së.

Medi

Sot janë realizuar bastisje në tri lokacione, dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë, prej ku janë ndaluar 11 persona dhe janë sekuestruar armë, fishekë, drogë, telefona dhe pajisje të tjera relevante.

Në Rimanishtë, Policia dhe njësia antidrogë konfiskuan një armë automatike AK-47, një pistoletë Sig Sauer, mbi 142 kg kanabis dhe mjete për kultivim dhe përpunim.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar për vuajtje të dënimit për çështje narkotikësh, ndërsa nëntë të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Koha