
Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, sot janë mbyllur edhe disa prej institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, njofton “Mitropol”.
Ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi thanë se sot përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.
“Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë.”, thuhet në reagimin e tyre./Mitropol/