Aurora Group
02LAJME

Aksion kontrolli në Mitrovicën Veriore: Disa lokale mbyllen për shkak të shkeljeve higjieno-sanitare

 

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës Veriore, në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar, ka ndërmarrë një aksion kontrolli në disa lokale në komunën e Mitrovicës Veriore.

Market Florenti

Gjatë kontrollit janë evidentuar parregullsi në zbatimin e kushteve higjieno-sanitare të funksionimit të bizneseve.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, disa prej lokaleve janë mbyllur përkohësisht, deri në përmbushjen e kushteve të parapara.

Komuna e Mitrovicës Veriore mbetet e përkushtuar për të siguruar mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për qytetarët, duke vazhduar me kontrolle të rregullta dhe masa ndaj çdo shkeljeje të rregullave në fuqi.

Roadside