Medi
LAJME

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakzuë ndaj Millosh Antoviq, për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Sipas Prokurorisë, ai akuzohet për veprat penale: Sulm ndaj personit zyrtar,Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge,Posedim i paautorizuar i armëve.

M.A akuzohet se, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës, së bashku me të pandehurit tjerë kishin filluar të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar.

“Si pasojë e këtyre veprimeve, të cilat M.A, sipas aktakuzës, i ka kryer në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, janë shkaktuar lëndime të rënda trupore tek disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe dëme të mëdha materiale në automjete zyrtare dhe të gazetarëve që kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”, thuhet tutje nga prokuroria.

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për konfiskimin e një arme zjarri dhe shkatërrimin e substancave narkotike në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, të cilat janë sekuestruar gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore ndaj të pandehurit.

PSRK i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.

Koha