Dukato 2
02LAJME

Aktivisti nga Kçiqi i Vogël jep një ide për rregullimin e hapësirave publike, kërkon donatorë t’ia financojnë projektin

Alban Azemi është aktivisti i shoqërisë civile nga fshati Kçiq i Vogël në Mitrovicë.

Ai ka treguar se ka projektuar një ide për rregullimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në fshat, ide kjo për të cilën ka nevojë për mbështetje nga donatorët apo ndonjë organizatë.

Medi

Kjo është kërkesa e plotë e tij:

Të nderuar qytetarë,

Po urojë të jeni mirë me shëndetin tuaj.
Unë quhem Alban Azemi, njëherësh edhe aktivist i shoqërisë civile në lokalitetin e qytetit të Mitrovicës, sot përmes “Mitropol” po ju drejtohem me një kërkesë unike për mjedisin.

Rrethinat e qytetit të Mitrovicës kanë mbetur thujse disa apo më mirë të them tërësisht të shkatërruara, e kush më tepër se faktori njëri është në faj?

Unë veproj dhe jetoj në fshatin Kçiq i Vogël, jam edhe njëri nga anëtarët e Këshillit të fshatit, duke pasur synim dhe qëllim mbrojten e mjedisit, përfshirjen e qytetarëve në aktivitete jam duke e projektuar një ide/projekti e që është në të mirë e në shfrytëzim për çdo qytetarë. Në fakt, nëpërmjet “Mitropol” po drejtohem më këtë arsye, që me shpresën do të lajmërohet ndonjë donatorë apo organizatë që të e financojë këtë ide pothuajse të projektuar.

Është gjithëçka pronë publike, dhe normalisht gjithëçka do të shkojë në mënyrë ligjërishme duke filluar që nga marrja e lejës nga Komuna e Mitrovicës e duke bashkëpunuar ngushtë me Komunën edhe pse jo të na ndihmojë në këtë rrugëtim pasi që bëhet fjalë për qytetarët.

Ideja është reakritiviteti sportiv në fshatin Kçiq i Vogël, gjegjësishtë tek Pishat. Duke filluar ndërtimi i fushave sprotive, rregullimi i shtazheve për sport (vrapim), asfaltimi i një rruge, ndriqimi publik, ndonjë burim i ujit në vende të ndryshme në lokacionin e njejtë, shporta të mbeturinave dhe ulëse të pushimit.
Pra ndërmjetë kësaj ide, do të zhvillohet një lloj turizimi në këtë fshat, të rinjët e shfrytëzojnë kohën në fusha sportive dhe do të jetë mundësi punësimi i një apo dy personave për mirëmbatje të vendit të cilët i kanë kushtet jo të mira financiare, dhe mjedisi i kësaj rrethine merrë një pamje fantastike.

Ju lutem, mundeni të më kontaktoni direkt në fb.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi!

Pellini