Aktivistja Neri Ferizi përgënjeshtron drejtorin Tërnava, thotë se nuk morrën asnjë ftesë për punëtori siç pretendon drejtori

Drejtori i Urbanizmit në Mitrovicë, Edison Tërnava, pak minuta më parë reagoi në lidhje me rrënimin e objektit të ish shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Ai theksoi se objekti është rrënuar pasi janë njoftuar edhe aktivistët e shoqërisë civile në lidhje me krijimin e një komisioni i cili do ta bëjë vlerësimin e objektit të shkollës.
Sipa tij objekti është rrënuar pasi ashtu ishte vlerësimi i komisionit.
E në postimin e Tërnavës reagoi aktivistja Neri Ferizi, e cila shtoi se në takim janë dakorduar për krijimin e një puntorie e cila do të dalë me rekomandime për objektin e shkollës.
Ndërsa, ani pse janë dakorduar Ferizi theksoi se aktivistët nuk kanë marrë asnjë ftesë nga drejtori Tërnava në lidhje me punëtorinë.
Komenti i Ferizit:
Ku eshte mbajte ajo punetori me fal?
Ky ka qene takim, edhe jemi dakordu me mbajte nje punetori ne te cilen nuk e kemi marr asnje ftese nga ju?








