
Hasan Murseli, aktori i njohur kosovar sot ka vizituar xhaminë e Shipolit, shkruan Mitropol.
Aktori i respektuar që për publikun njihet me emrin si mixha Bib, është takuar edhe me hoxhën Fatmir Latifaj, që është edhe imam i kësaj xhamie.
Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë hoxha Latifaj, duke postuar një fotografi me aktorin Hasan Murseli.
“@mixhabibb gjatë vizitës së djeshme në xhaminë e Shipolit”, shkroi Latifaj.









