Aurora Group
LAJME

Algjeriani gjendet i gjallë pas 26 vjetësh, fqinji e mbajti në bodrum

Një person është gjetur i gjallë në bodrumin e fqinjit pasi ishte zhdukur para 26 vjetësh, shkruan BBC.

Market Florenti

Omar bin Omran ishte zhdukur nga Djelfa në Algjeri, gjatë luftës civile në vitet ’90, kur ai ishte adoleshent.

TEB

Tani 45-vjeçar, bin Omran është gjetur i gjallë vetëm 200 metra larg shtëpisë ku është rritur.

Zyrtarët kanë konfirmuar se kanë arrestuar një 61-vjeçar si të dyshuar për burgosjen e tij.

Familja e tij frikësohej se ishte në mesin e 200 mijë të vrarëve ose 20 mijë të kidnapuarve.

Omran ka thënë se i kishte parë disa herë anëtarët e familjes nga bodrumi ku po qëndronte, por e kishte të pamundur t’i thërriste për shkak të “magjisë që i kishte bërë fqinji i tij”.

Nëna i ka vdekur në vitin 2013.

Koha