Active 2
02LAJMELAJMI YT

Alo Qeveria? – Serbi endet me targa pa stikerë në Mitrovicë si në ‘bashçe të babës’

Vendimi i Qeverisë Kurti për aplikimin e reciprocitetit për vendosjen e stikerëve në targat serbe duket se nuk po funksionon, shkruan Mitropol.

Një veturë me targa serbe është fotografuar nga një lexues i Mitropol teksa po qëndronte e parkuar në parkingun e marketit ETC në veri, mirëpo ajo që bie në sy është se e njejta nuk ka të vendosur stikerë për mbulimin e tyre.

Active

Ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji, pasi shumica e veturave me targa serbe në veri të Mitrovicës vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm pa stikerë në këtë pjesë të vendit.

Qeveria e Kosovës nuk e ka arsyetuar asnjëherë mungesën e zbatimit të këtij vendimi në veri./Mitropol/

Premium Store