Aurora Group
LAJME

Ambasada amerikane shpërndan komunikatën se si njohën pavarësinë e Kosovës menjëherë të nesërmen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka rikujtuar se qysh të nesërmen nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës administrata e George Bush, më 18 shkurt 2008, kishte njohur shtetin e ri dhe kishte vendosur marrëdhlniet diplomatike bilaterale.

Në letrën njohëse të lëshuar nga Sekretari asokohe i Shtetit thuhej që opsion tjetër përveç pavarësisë së Kosovës nuk ka.

Market Florenti

Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhej në komunikatë.

Koha