KFC
02LAJME

Ambientalistët e qytetit, shkak që Mitrovica shpallet qyteti më i pastër në Kosovë dhe fiton grant 267 mijë euro

Komuna e Mitrovicës, është radhitur në vendin e parë në nivel të Kosovës me gjithsej 74 pikë për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër duke u shpërblyer me grant në vlerë prej 267.754.00 euro.

Weelnes

Veç kompanisë së pastrimit, kontribut të jashtëzakonshëm për gjelbërimin dhe pastërtinë e qytetit kanë dhënë edhe grupi ‘Ambientalistët e Mitrovicës’ të cilët kanë kryer pastrimin dhe gjelbërimin e pjesëve të ndryshme të qytetit çdo fundjavë, shkruan Mitropol.

Arta Ibishi Çitaku, anëtare e grupit ka thënë për Mitropol se një ndër faktorët për rritjen e vetëdijes qytetare për mjedisin duhet të jetë edhe aplikimi i gjobave mandatore.

“Llogaridhënia dhe përgjegjësia për veprat ndikonte që edhe mjedisi të mbahej më pastër” tha Çitaku për Mitropol.

Kushtrim Hoti, një tjetër ambientalist thotë për Mitropol se Komuna e Mitrovicës duhet të ndajë një buxhet për grupin vullnetar të ambientalistëve për mbjelljen e pemëve si dhe pastrimin e hapësirave të ndryshme të qytetit me rrethinë.

Ndryshe, grupi vullnetar kanë krijuar edhe kopshte komunitare ndërsa thonë se janë të hapur për mbështetje financiare e ekipore nga qytetarët dhe bizneset./Mitropol/

Weelnes