
Ambulanta e Tavnikut (Iliridës) duket se gjatë dimrit nuk po dëshiron të kryej shërbimet sipas orarit të caktuar, shkruan Mitropol.
Qytetari Flamur Broboniqi, që banon në këtë lagje u ankua për orarin e përgjysmuar të kësaj ambullante.
Ambulanta që dikur punonte deri në ora 20:00, këto ditë po punon deri në ora 13:30, 14:00.
Kjo ka bërë që edhe qytetarë tjerë të ankohenë në redaksinë e Mitropol. Qytetarët kanë kërkuar që organet kompetente të merren me rastin në fjalë. /Mitropol/








